from 0 review
3 dite 2 nete
Daily Tour
18 people
Ture Dimerore
Fillojme udhetimin tone nga Tirana ne oren 7:00 te mengjesit drejt Korces. Gjate udhetimit ndalojme per te vizituar Linin e Pogradecit per foto. Mbas Linit, ndalojme ne Pogradec, shohim Pogradecin, kohe per kafe! Vazhdojme drejt Korces ku drekojme. Me pas nisemi drejt Voskopojes ku do kemi dhe aktivitetin tone “ecje me rrathe bore ne Voskopoje” dhe akomodohemi ne hotel.
Voskopoja ka qene nje nga qytetet me te rendesishme ne Balkan mbas Stambollit. Ne shekullin e 13 ishte nje nga qytete e para me bibloteke, universitet dhe akademi. Voskopoja sot eshte nje vend kulturor dhe historik. Ne te jane ndertuara 25 kisha me afreske dhe piktura te vecanta. Sot ekzistojne 7 prej tyre te cilat jane atraksion turistesh nga e gjithe Shqiperia, por jo vetem.
Nje nga atraksionet me te medha eshte Manastiri e Shen Prodhomit, i cili eshte nje nga me te vjeterat ne Shqiperi. Manastiri daton ne shekullin e 14. Prane tij gjenden dhe konviktet te cilat jane restauruar gjate viteve. Voskopoja qendroi ne krye te listes se qyteteve me te medha deri ne shekullin e 19 kur u dogj per here te 4. Sot, Voskopoja eshte nje vend tipik i turizmit dimeror, ndersa gjate veres eshte nje vend ku njerezit shkojne per tu arratisur nga i nxehti i qyteteve te medha. Shpallur monument kulture, ne Voskopje mund te shohesh bujtina, hotele, dyqane suveniresh dhe produkte bio.
Itinerari:
Takohemi ne 06:45 tek Universiteti Ufo ose ndryshe Piazza ne Tirane. Nga ku nisemi per ne Voskopoje.
Dita 1: Nisemi nga Tirana. Ndalojme ne Lin per foto, ne Pogradec per kafe dhe ne Korce per dreke. Me pas vazhdojme drejt Voskopojes ku akomodohemi ne Hotel.
Dita 2: Mengjesi ne hotel, me pas fillojme ecjen me rrathe bore drejt shtigjeve me debore ku shijojme peisazhin e mrekullueshem te Voskopojes. Vizitojme Kishen e Shen Gjonit. Kthimi ne hotel. Dreka eshte piknik ne natyre.
Dita 3: Kthimi: Nisja nga Voskopoja. Ndalojme ne Tushemisht, vizitojme Bustin e Teta Ollges. Ndalojme per kafe ne Drilon dhe me pas nisemi drejt Tiranes.
Perfshihen ne cmim:
Guida
Transporti
Akomodimi
Mengjeset dhe darkat
Nuk perfshihen ne cmim:
Pijet
Drekat
Kafet
Rrathet e bores jane opsional
Per realizimin e udhetimit minimum eshte 5 veta dhe maksimumi 18
Nisjet behen 1 here ne jave nga Tirana
E rendesishme: Veshje te pershtatshme per bore.
Cmimi: 120
Leave a Reply